Po vazhdon pastrimi i shtretërve të lumenjve në Bresalc dhe Miresh
GjilanPostuar: 18:09 / 15.02.2024
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se pastrimi i shtretërve të lumenjve po vazhdon, tani edhe në Bresalc dhe Miresh!
Ndër të tjera, kryetari Hyseni ka shkruar:
“Për dy vite me radhë, kemi parandaluar vërshimet me masa preventive. Duke parë nevojën e madhe për pastrim dhe zgjerim të shtretërve, kontratën tashmë të nënshkruar po e shfrytëzojmë maksimalisht.
Lumi në Bresalc kishte devijuar nga rrjedha natyrale e tij, duke rrezikuar edhe ShFMU "Ibrahim Uruqi". Kjo gjendje tashmë është sanuar!”