Policia e Kosovës dhe Shqipërisë me ushtrim simulues në Morinë

PrizrenPostuar: 14:31 / 20.07.2017

Policia kufitare e Kosovës, ajo e Shqipërisë dhe OSBE kanë organizuar ushtrimin e tretë simulues të ndjekjes konstante ndërkufitare, ushtrim i cili u zhvillua në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë. Sipas Policisë së Shqipërisë, synimi i kësaj veprimtarie ishte testimi i protokollit dypalësh të ndjekjes konstante ndërkufitare, i cili u negociua dhe nënshkrua në vitin 2015 mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

“Në këtë veprimtari morën pjesë, pjesëtarët e Grupit të Punës të Ekspertëve që e negociuan këtë marrëveshje, përfaqësues të Prokurorisë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Gjatë ditës së parë të kësaj veprimtarie, pjesëmarrësit u njohën hollësisht me konceptin e ndjekjes konstante ndërkufitare përmes përvojave që u sollën nga vende të ndryshme evropiane, si dhe përmes prezantimeve që shtjellonin anën ligjore të këtij aspekti të punës policore.Veç kësaj, u diskutua edhe rreth bashkëpunimit mes Policive Kriminale dhe të Rendit Publik nga njëra anë dhe Prokurorisë nga ana tjetër lidhur me këtë aspekt të punës policore. Ditën e dytë të veprimtarisë u zhvillua në ushtrim simulues, ku pjesëmarrësve iu dha një skenar dhe iu kërkua që ta vinin atë në zbatim në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.