Policia jep detaje për grabitjen e mbrëmshme në Prizren

PrizrenPostuar: 11:29 / 14.11.2017

Dy persona të dyshuar të maskuar dhe të armatosur pasi kanë hyrë në një lokal duke e kanosur me armë viktimën femër, ia kanë grabitur një sasi të parave të gatshme dhe kanë tentuar që të largohen, por një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare), pasi i ka vërejtur të dyshuarit, u ka dhënë urdhër për t’u ndalur.

Të njëjtit kanë tentuar ta sulmojnë dhe ia kanë  drejtuar armët. Zyrtari policor në vetëmbrojtje, ka shtënë me armën zyrtare në drejtim të të dyshuarve.

Të dyshuarit kanë arritur që të arratisen.

Njësitet policore dhe prokurori në vendin e ngjarjes kanë gjetur një jakne të gjakosur që dyshohet të jetë e të dyshuarve, si dhe 28 bankënota nga 50 euro.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.