Prishtina binjakëzohet me qytetin taivanez, Kaohsiung

PrishtinëPostuar: 12:19 / 22.03.2024

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se sot është një ditë historike për Kryeqytetin, sepse ka nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit me kryetarin e qytetit Kaohsiung, Taiwan, Chen Chi – mai.

Njoftimi i plotë i kryetarit Rama:

“Ditë historike për Prishtinën! Sot nënshkruam marrëveshjen e binjakëzimit me kryetarin e qytetit Kaohsiung, Taiwan, Chen Chi – mai duke hapur rrugën për bashkëpunim dhe rritje ekonomike!

Nisën menjëherë bashkëpunimet ndërmjet kompanive tona, me ICK që lidh marrëveshje me III dhe Megabay.

Po diskutojmë mundësinë për hapësira fizike në Kaohsiung për bizneset tona, duke i afruar ato me tregun e madh Taiwanez.

Kjo është vetëm fillimi i një udhëtimi të mrekullueshëm të bashkëpunimit dhe inovacionit
Projekte të mëdha na presin!”