Prishtinë: Qytetarët e mirëpresin fillimin e aplikimit të pagesës për parkim

PrishtinëPostuar: 12:19 / 14.01.2021

Qytetarët vlerësojnë se fillimi i projektit të menaxhimit të parkingjeve publike, është veprim i qëlluar si dhe çmimi i pagesës konsiderohet i volitshëm për ta

Nga e mërkura (sot) në dy zona të kryeqytetit, në qendër dhe periferi do të fillojë aplikimi i pagesës për parkim veture me kohë e çmim të caktuar.

Për momentin ekipi i informimit për këto parkingje ka dal tek rruga “Rexhep Luci” për të informuar qytetarët më në detaje.

Alban Kastrati, qytetar i kësaj zone tha që çmimi është i volitshëm vetëm të lehtësohet qarkullimi.

“Mendoj që çmimi është i volitshëm vetëm të lehtësohet qarkullimi”, tha Kastrati.

Po ashtu, edhe qytetari Sami Duraku, tha që është një projekt i qëlluar dhe që çmimi nuk duket i shtrenjtë.Kurse në Rrugën “Agim Ramadani” nuk shihej ekipa e informimit të cilët shpërndajnë fletushka dhe informojnë qytetarët për mundësinë e informimit më sakte rreth pagesave.

Ruzhdi Shabani, banor nga Prishtina tha që nuk kam dëgjuar akoma për këtë projekt të parkingjeve me pagesë.

Ndërsa qytetari tjetër Selim Rexhepi tha që ka dëgjuar dhe sipas tij është projekt që e mirëpret.

“Dje kam degjuar dhe shumë mirë që po bëhet që edhe Prishtina të bëhet vend i civilizuar”, tha Rexhepi.

Tutje ai tha që nuk mendon që pagesa është e shtrejtë pasi sipas tij shoferi duhet të gjejë hall makinës së tij dhe vendin ku parkon.Çmimet variojnë në bazë të lagjeve se ku jetojnë dhe tashmë qytetarët kanë afat deri më 28 shkurt për t’i marrë kartat e tyre rezidence.

Në zonën “Qendër”, e cila përfshinë unazën nga rruga “Agim Ramadani”,
“Luan Haradinaj” e ku përfshihet edhe mensa e studentëve do të paguhet një euro ora, derisa maksimumi i parkimit të veturës është 120 minuta.

Ndërsa zona e dytë, përfshinë lagjet “Dardania”, ‘Ulpiana”, “Bregu i Diellit” ku për parkim veture qytetarët do të paguajnë më pak.

Qytetarët kanë katër opsione për të bërë pagesën e parkimit: pagesa online përmes Telefonit të Mençur/Smartphone duke përdorur Aplikacionin dhe Web Faqe-n, përmes SMS-it me operatorët e telefonisë mobile, po ashtu përmes Parking Metrit, si dhe përmes blerjes së biletave fizike./EO/
PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...
IstogKomente: 0 Themelohet Asambleja Komunale e Fëmijëve në Istog 16:18 / 13.05.2024 Sot, Komuna e Istogut ka themeluar Asamblenë Komunale të Fëmijëve prej 27 anëtarëve, kjo me iniciativën e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete - Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe në mbështetje nga...
VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.
KlinëKomente: 0 Ndahen 212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq – Dugajevë 10:51 / 17.05.2024 Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.