Prizren: Dhjetë fshatra të Prizrenit dje mbeten pa ujë

PrizrenPostuar: 11:33 / 03.02.2021

KRU “Hidroregjioni Jugor” sha.Prizren, ka njoftuar se të martën në dhjetë fshatra do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Në njoftim thuhet ndërprerje të ujit kishte nga ora 10:00 deri në ora 16:00.

“Të nderuar konsumatorë, KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ sha.Prizren ju njofton se me datën 02.02.2021 prej orës 10:00 deri në ora 16:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në Stacionin e pompave në Sozi ‘Nashec’ dhe pa furnizim të ujit do të mbesin këto zona: Kobaj, Atmaxh, Tupec, Nashec, Grazhdanik, Planej, Gorozhup, Mile, Mazrek, Gjonaj, një pjesë e Qytetit në rrugën e Nashecit”, thuhet në njoftim.

Tutje KRU “Hidroregjioni Jugor” bën të ditur se me rastin e rikthimit të energjisë elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes./Telegrafi/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...