Prizreni diskuton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2020-2022

PrizrenPostuar: 14:38 / 24.06.2019

Gjatë këtij dëgjimi të organizuar me pjesëmarrjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal Artan Abrashi, nënkryetares për komunitete Memnuna Ajdini, drejtorëve e asamblistëve komunalë, përfaqësuesve të OJQ-ve e të lagjeve, si dhe të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, drejtori i Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa Ertan Simitçi bëri prezantimin e KAB-it, i cili përfshin kornizën e planifikimit të buxhetit tre vjeçar të Komunës së Prizrenit.

Më pas pjesëmarrësit patën rastin që t’i paraqesin propozimet dhe kërkesat e tyre lidhur me projektet dhe shërbimet komunale.

Komuna e Prizrenit ka organizuar edhe tetë dëgjime tjera publike rreth KAB-it dhe falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e dhënë në procesin e përpilimit të kësaj kornize, drafti i së cilës do të shqyrtohet nga Kuvendi Komunal në mbledhjen e ardhshme. /InfoKomuna/