Projekti i parkut në Shtime, peng i fondeve buxhetore

ShtimePostuar: 11:19 / 30.05.2018

Zvarritet prej më shumë se pesë vjetësh projekti për rregullimin e hapësirës së rekreacionit “Te pishat” në Shtime. Për këtë projekt Komuna ka shpenzuar gjithsej 112 mijë euro, mirëpo për shkak të mungesës së buxhetit ai nuk ka vazhduar më tej.

Ndërkohë që sivjet Komuna ka planifikuar të investojë nëse krijohen të hyra vetjake nga taksat e qytetarëve, shkruan Koha Ditore.

Derisa ky lokacion ka një sipërfaqe prej 12 hektarësh, Komuna e Shtimes prej disa vjetësh ka kërkuar mbështetje nga Qeveria e Kosovës dhe nga donatorë të huaj, mirëpo deri tashti nuk ka gjetur ndonjë përkrahje financiare.

Shqipe Rexhaj, drejtoreshë e Planifikimit Urban, Kadastër e Gjeodezi e Shtimes, ka njoftuar se deri tashti nuk kanë arritur të gjenin donatorë të ndryshëm për investime madhore “Te pishat” e qytetit, megjithëse projektin ideor e ka përgatitur një staf profesional, i cili parasheh ndërtim sallash sportive, kënde për fëmijë, amfiteatër, shtigje për çiklistë, shtigje për këmbësorë, ndriçim publik, pushimore, restorante etj.

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.