Promovohet buxhetimi gjinor i Rahovecit për vitin 2018

RahovecPostuar: 10:57 / 06.09.2017

Komuna e Rahovecit dhe zyra e OSBE-së kanë organizuar takim të përbashkët për të diskutuar buxhetimin gjinor në Komunën e Rahovecit, me përfshirjen e drejtorëve të Komunës, përfaqësuesve të grupit joformal të grave, organizatave të shoqërisë civile dhe të tjerëve, ka njoftuar Zyra komunale e informimit.

Zyrtarja e lartë e programit në OSBE, Irene Scinto, ka pohuar se qëllimi i këtij takimi është përmirësimi i mëtejmë i buxhetimit gjinor të Komunës, marrë parasysh procesin aktual të hartimit të buxhetit për vitin 2018, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i Buxhetit dhe Financave, Lulzim Sylejmani, ka theksuar se buxhetimi gjinor nuk nënkupton një buxhet të veçantë për gratë, por përfshirjen e nevojave të të dy gjinive në projektet dhe aktivitetet e ndryshme që zbatohen nga Komuna, krahas transparencës më të madhe dhe raportimit për buxhetimin gjinor.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e OSBE-së, sipas njoftimit të ZI-së, kanë ndarë disa gjetje nga një hulumtim i mëhershëm, lidhur me infrastrukturën në shkolla dhe përshtatshmërinë e kësaj infrastrukture për të dy gjinitë.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.