Protesta kundër mbylljes së magjistrales Kaçanik – Han i Elezit

Postuar: 09:14 / 16.05.2018

Banorët e dy fshatrave të bllokuara tash e një javë, nga mbyllja e rrugës magjistrale Kaçanik – Han i Elezit, kanë protestuar pranë laurave të vendosura që ua ndalojnë qasjen në magjistrale. Ata kanë kërkuar hapjen e kësaj rruge dhe rregullimin e rrugës alternative – malore. Ndërsa, i kanë vënë ultimatum Ministrisë së Infrastrukturës që deri të enjten t’u bëjë një zgjidhje.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi ishte në terren për të parë nga afër shqetësimin e banorëve të fshatrave Gjurgjedellë e Kotlinë si dhe të Komunës së Hanit të Elezit, të cilët kanë dalë në protestë, në shenjë revolte ndaj mbylljes së magjistrales Kaçanik- Hani i Elezit.

Banorët thanë se ata ndihen të izoluar e pa rrugë alternative për të shkuar në komunë apo më larg.

Kryetari Ilazi tha se i mirëkupton arsyet e banorëve dhe shtoi se është në kontakte të vazhdueshme me institucionet qendrore në zgjidhjen sa më të shpejtë, në mënyrë që këtyre banorëve t'iu gjenden rrugët më të shkurtra alternative, pa u rrezikuar jeta e tyre.

Krah banorëve u ka dalë edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, që tha se më e rrezikshme se rruga e mbyllur është ajo për Glloboqiçë – e që është e vetmja e hapur për këtë shkuar në këtë qytet.

Megjithatë, dy kryetarët kanë bërë thirrje për shmangie të dhunës. /InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.