Punësim sezonal për 45 punëtorë në Malishevë

MalishevëPostuar: 09:43 / 03.05.2018

Komuna e Malishevës ka nënshkruar një marrëveshje për punësim me Agjencionin Pyjor të Kosovës dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes të cilës do të ofrohet punësim sezonal për 45 punëtorë.

Në këtë projekt të partneritetit tripalësh, secila palë do t’i përmbush kriteret dhe parakushtet të cilat kërkohen në marrëveshjen e nënshkruar.

Kryetari Begaj u zotua se pjesën e standardeve që i kërkohet do ta implementojë komuna, "gjatë realizimit të kësaj marrëveshje siç janë të parapara do ta përmbushim të plotë sipas bazës ligjore në fuqi për të gjithë të punësuarit".

Kurse përfaqësuesi i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Ahmet Zejnullahu dhe drejtorit, Faruk Bojaxhiu, elaboruan marrëveshjen si shumë të dobishme që do të shtojë edhe më shumë përkujdesjen për mbrojtjen e pyjeve, do të parandalojë shfrytëzimin e egër dhe të paligjshëm të pasurive tona dhe nuk do të lejon edhe më degradimin e tyre.

Palët nënshkruese u pajtuan në fund që sa më parë të fillojnë së realizuari marrëveshja e nënshkruar nga autoritetet në fjalë. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...