Pyllëzohen sipërfaqet e zhveshura në Parkun e Paqes në Podujevë

PodujevëPostuar: 11:53 / 31.10.2017

Kryetari Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar Parkun e Paqes ku është duke u bërë pyllëzimi i një sipërfaqeje të zhveshur të këtij parku.

Në Parkun e Paqes në Podujevë, në bashkëpunim më Agjencionin e Pyjeve të Kosovës, është duke u realizuar projekti i pyllëzimi në një sipërfaqe prej 3,5 hektarësh.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar nga Hakif Hyseni - drejtor i Drejtorisë së Pyjeve për Regjionin e Prishtinës, vizitoi Parkun e Paqes, ku janë duke u mbjellë mbi 8 mijë fidanë të llojeve të ndryshme të pishës si dhe pjesën ku është u bërë pastrimi i parkut.

“Investimet në sektorin e ambientit dhe shtimin e hapësirave të gjelbëruara vazhdojnë të jenë prioritet i qeverisjes komunale”, tha kryetari Veliu.

Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Agjencinë e Pyjeve të Kosovës ka realizuar edhe projekte të tjera të pyllëzimit dhe pastrimit të pyjeve.

/InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.