“Qatar Charity” hap 60 puse për ujë të pijes në Lipjan

LipjanPostuar: 15:52 / 01.11.2017

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe drejtori i Organizatës “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit për hapjen e gjashtëdhjetë puseve për ujë të pijës në Komunën e Lipjanit.

Me këtë rast kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka falenderuar drejtorin e organizatës “Qatar Charity” për vazhdimin e realizimit të këtij projekti në Komunën e Lipjanit dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në implementimin e projekteve të përbashkëta që kanë impakt të mirë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, raporton InfoKomuna.

Në shenjë falenderimi për bashkëpunimin e mirë të treguar deri më tani, kryetari Ahmeti ka ndarë mirënjohje për drejtorin e kësaj organizate, Mahmoud Abbas Shaker duke uruar që bashkëpunimet mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity” të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Po ashtu edhe drejtori i Organizatës “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker ka falënderuar kryetarin e Komunës, Imri Ahmeti për bashkëpunimin e sinqert dhe korrekt të treguar deri më tani.

Ai në shenjë respketi i ka dhuruar kryetarit Ahmeti simbolin shtetëror të Katarit. /InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.