QKMF në Kaçanik aktivizon shërbimin e Gjinekologjisë dhe Radiologjisë

KaçanikPostuar: 16:47 / 01.12.2023

Ashtu edhe siç ishte premtuar e paralajmëruar, nga sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik është aktivizuar shërbimi i Gjinekologjisë dhe Radiologjisë.

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, tha se aktivizimi i këtyre dy shërbimeve shënon një hap shumë të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve shëndetësore komunale dhe rritje të këtyre shërbimeve.

Mjekët e angazhuar janë dr. Gjinekologe Paulina Lumezi e cila do të punoj nga dita e martë deri të premten duke filluar nga ora 8:00, ndërsa Dr. Mentor Trena - Radiolog do të punoj çdo të premte nga ora 16:00.

Mjekët e angazhuar i uruan për punë të mbarë edhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Sali Malsiu dhe drejtori i QKMF-së dr. Sinan Zeneli.
 

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...