Rahovec, banorët e Drenocit nuk do të kenë më probleme me ujë të pijshëm

RahovecPostuar: 15:40 / 12.01.2018

Janë në përfundim punimet në “Hapjen e pusit dhe instalimi i pajisjeve përcjellëse për ujë të pijshëm në fshatin Drenoc”, projekt i cili financohet nga KRU “Gjakova” dhe Komuna e Rahovecit.

Pasi që në periudhat e thatësirave të mëdha, fshati Drenoc i Komunës së Rahovecit kishte vështirësi në furnizimin me ujë, nga ky muaj e tutje ky problem nuk do të ekzistojë më për këtë fshat, i cili numëron mbi 2000 banorë dhe mbi 270 konsumatorë.

Vlera investuese e projektit është: 16,927.10 €

Përfundimi i punimeve pritet të realizohet deri në fund të muajit janar 2018.
 

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...