Kryetari Latifi nderoi dëshmorët dhe të rënët për liri në Kopshtin e Dëshmorëve në Rahovec

RahovecPostuar: 13:52 / 07.03.2024

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë homazhe në Kopshtin e Dëshmorëve në Rahovec, në shenjë të Epopesë së UÇK-së.

“Në shenjë të Epopesë së UÇK-së, sot, bashkë me veteranë të luftës, me eprorë të Policisë së Kosovës dhe të FSK-së, e me qytetarë, nderuam dëshmorët dhe të rënët për liri, në Kopshtin e Dëshmorëve në Rahovec.” – ka shkruar kryetari Latifi.