Rahoveci urdhëron ndalimin e garave të kundërligjshme të kafshëve

RahovecPostuar: 16:17 / 08.01.2019

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka urdhëruar ndalimin e vrasjes, keqtrajtimit dhe organizimin e garave të kundërligjshme të kafshëve.

Përmes një urdhërese, bëhet e ditur se ata që shkelin dispozitat e urdhëresës do të ndëshkohen me gjobë nga 100 deri 5000 euro.

Ky vendim vjen pas raportimit të Koha.net lidhur me luftërat me qen që janë mbajtur në këtë komunë.