Reshjet e shiut dhe borës rrisin nivelin e ujit në liqenin e Batllavës dhe Badocit

PodujevëPostuar: 12:32 / 09.01.2021

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se reshjet e dendura atmosferike të shiut mbi vendin tonë, kanë ndikuar që të ngritet niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badocit.

Kjo kompani përmes një statusi në rrjetin social në Facebook tregon se në liqenin e Batllavës, deri më tash është një ngritje e sasisë së ujit prej 80 cm, ndërsa në liqenin e Badocit 50 cm.

“Besojmë që ngritja e nivelit të ujit në këto dy liqene, do të jetë më e lartë në ditët vijuese”, kanë shkruar ndër të tjera nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Facebook./InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...