Rrah vëllanë në Gjakovë
GjakovëPostuar: 11:23 / 19.12.2018
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ka rrahur vëllanë e tij shkaku i një mosmarrëveshje.
Si pasojë e sulmit fizik dhe lëndimeve në pjesën e fytyrës, viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjakovës.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.