Rrahje në Fushë Kosovë, dy të therur me thikë

Fushë KosovëPostuar: 11:47 / 15.05.2018

Dy persona janë therur me thikë nga një i dyshuar në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë. Rasti ka ndodhur dje në ora 19:45.

Si pasojë e sulmit fizik të së hënës, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.