Rregullohet shtrati i përroit të Dimcës – faza II

Hani i ElezitPostuar: 13:41 / 01.11.2017

Komuna e Hanit të Elezit është duke e realizuar edhe një projekt të rëndësie të veçantë. Janë duke u realizuar punimet në Rregullimin e shtratit të përroit të Dimcës-Faza e dytë.

Ky projekt është i një rëndësie të veçantë nga se me rregullimin e sajë do të krijohet një ambient i pastër, funksional dhe estetik për qytetin e Hanit të Elezit.

Për realizimin e këtij projekti do të investohen 95.401,64 euro. /InfoKomuna/