Rrëshqitje gurësh në rrugën Mitrovicë – Podujevë, bllokohet Shala e Bajgorës

MitrovicëPostuar: 11:34 / 16.03.2018

Rruga rajonale Mitrovicë – Podujevë është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut, i cili ka ndodhur në fshatin Trepçë të Mitrovicës.

Në këto foto të siguruara nga portali Veriu.info, shihet se ka rrëshqitje të madhe të dheut dhe gurëve, për pasojë pjesë më e madhe e Shalës së Bajgorës nuk do të ketë qasje në Mitrovicë.

Rrëshqitja e dheut po vazhdon akoma, gjë që po e vonon hapjen e rrugës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët komunalë, ndërsa hapja e rrugës pritet të bëhet gjatë ditës.

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.