Rrjeti i ujësjellësit në Novobërdë ende pa menaxhim adekuat
NovobërdëPostuar: 13:24 / 07.04.2017
Komuna e Novobërdës ende nuk ka menaxhim ndaj rrjetit të ujësjellësit. Një interesim për ta bërë këtë punë e ka shfaqur kompania regjionale e ujësjellësit Hidromorava në Gjilan, porse janë duke pritur pëlqimin e CDI-së zvicerane për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit, shkruan sot Koha Ditore.
Muahmed Suliqi, drejtor i kompanisë së ujësjellësit Hidromorava, deklaron se me futjen nën menaxhim të sistemit të ujësjellësit llogaridhënia ndaj qytetarëve do të rritet. Ai thotë se procedurat që kanë të bëjnë me rehabilitimin e ujësjellësit dhe futjen nën menaxhimin e ndërmarrjes publike janë vonuar për shkak të procedurave të prokurimit që janë duke u zhvilluar për këtë projekt./KohaDitore/