Rrugët në Gjilan janë të hapura, apelohet për kujdes të shtuar

GjilanPostuar: 20:22 / 10.01.2019

Komuna e Gjilanit është duke intervenuar gjatë gjithë kohës për hapjen e rrugëve, pas reshjeve të borës të cilat po vazhdojnë edhe në këto momente.

Kështu ka njoftuar drejtori i Shërbimeve Publike, Infrastrukturës dhe Banimit, Naser Korça, i cili ka potencuar angazhimin maksimal të stafit të komunës dhe operatorit ekonomik që gjithçka të tejkalohet në normalitet të plotë.

Ai ka thënë se së bashku edhe me institucionet tjera në Komunën e Gjilanit janë në gjendje gatishmërie për të ofruar mbështetje e plotë në rast të paraqitjes së nevojës për intervenim.

“Kompania e cila ka për detyrë mirëmbajtjen e rrugëve dhe hapjen e tyre, është duke vepruar në gjithë hapësirën e Gjilanit. Komuna apelon te të gjithë qytetarët e Gjilanit të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në komunikacion dhe përdorimin e pajisjeve dimërore në mënyrë që të evitojnë aksidentet ose problemet tjera që mund të ndodhin”, tha mes tjerash drejtori Korça.

Drejtori gjithashtu ka kërkuar durim nga qytetarët, duke theksuar se Operatori Ekonomik vazhdimisht është në terren dhe puna nuk do të ndalet derisa të gjitha rrugët të happen, duke përfshirë edhe zonat e thella malore.

Komuna e Gjilanit njofton qytetarët që për çdo problem që eventualalisht mund të hasin të kontaktojnë numrat kujdestarë: +383 44 234 007 dhe +383 45 540 803 dhe ekipet komunale do t’u përgjigjen në kohën më të shpejtë të mundshme. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...