Shërbimet e varrimit Komunës së Drenasit i kushtojnë 52 mijë euro
GllogocPostuar: 09:37 / 16.01.2019
Komuna e Drenasit ka nënshkruar një kontratë prej 52 mijë eurove për shërbimet e varrimit.
Ky çmim do të jetë për 12 muaj të këtij viti, transmeton Indeksonline.
Sipas përshkrimit të saj,kontrata ka hyrë në fuqi me 1 janar dhe përfundon me 31 dhjetor të këtij viti.
Shërbimi i varrimit për një kufomë do të jetë 170 euro.
Palët në marrëveshje janë Komuna e Drenasit dhe Këshilli i Bashkësisë Islame.