ShFMU në Gllogjan pajiset me kabinetin e TIK-ut

DeçanPostuar: 16:01 / 21.01.2019

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, bashkë më drejtorin e Arsimit, Bekim Vishaj dhe bashkëpunëtorët të tjerë kanë pritur në takim përfaqësues të Organizatës Gjermane "Humanity First" konkretisht presidentit të kësaj organizate Abdullah Uwe Hanse Peter Wagishauser me bashkëpunëtorë.

Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj i njoftoi më specifikat e komunës së Deçanit , zhvillimet në ketë komunë , ecurinë në realizim të projekteve planet për të ardhmen  konkretisht në sektorin e Arsimit duke mare parasysh se kjo Organizatë do të ndihmoi shkollat.

Duke i falënderuar për vizitën njëkohësisht edhe për donacionin që sot i dhuruan ShFMU "Heronjtë e Dukagjinit" në Gllogjan ku kanë pajisur  kabinetin e TIK-ut, Ramosaj, tha se ky bashkëpunim i nisur mbarë përmes DKA-së, uroi që të vazhdon edhe në të ardhmen.

Ndryshe përfaqësues të Organizatës Gjermane "Humanity First" kanë vizituar ShFMU "Heronjtë e Dukagjinit" ku janë pritur nga drejtoresha e kësaj shkolle, Lumnie Avdijaj, personeli i shkollës dhe nxënës ku dhe është bërë pranimi i këtij donacioni.

Abdullah Uwe Hanse Peter Wagishauser, tha se është shumë i lumtur që ka vizituar komunën e Deçanit.

"Jam prit nga i pari i komunës Bashkim Ramosaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë, po ashtu po ndihem mirë që tashmë jam këtu bashkë me ju për të parë nga afër edhe nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle. Ky është vetëm një fillim i mbarë e besoi se do të takohemi herëve tjera me donacione tjera".

Drejtoresha e kësaj shkolle po ashtu edhe nxënësit janë shumë të kënaqur që tashmë në shkollën e tyre kanë një kabinet të TIK-ut të kompletuar ku pos teorisë nga mësimdhënësit do të mësojnë edhe praktikë. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...