Shitësit ambulantë kërkojnë lokacion për ushtrim biznesesh

FerizajPostuar: 14:48 / 09.04.2018

Komuna e Ferizajt ka marrë vendimin dhe i ka larguar shitësit ambulantë nga sheshi i Ferizajt. Por përfaqësuesit e minibizneseve kanë kërkuar nga kryetari i Agim Aliu, t’ua gjejë një lokacion për zhvillimin e minibizneseve të ndryshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga ana tjetër kryetari Aliu është i vendosur në vendimin e tij për moslejimin e tezgave përgjatë rrugëve dhe sheshit kryesor, mirëpo ai i siguron përfaqësuesit e këtyre bizneseve për mirëqenien ekonomike të tyre.

Rreth kësaj çështjeje, Aliu në fund të javës së kaluar ka pritur në një takim së paku 10 përfaqësues të këtyre bizneseve.