Shoqata nga Zvicra interesohet për projektet në Viti

VitiPostuar: 10:21 / 16.04.2018

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë dje pjesë në një takim të organizuar nga Shoqata “Begunca” në Kanton Muri të Zvicrës.

Përfaqësues të kësaj shoqate bëjnë me dije se gjatë këtij takimi ata kanë biseduar rreth nismave të banorëve të fshatit Beguncë të Vitisë, për realizimin e projekteve vullnetare në interes të këtij komuniteti.

Beguncasit në Zvicër janë duke i bërë parapërgatitjet për ndërtimin e një murgu dhe pritor, që do t'iu shërbej atyre në rast të vdekjes. Ky objekt pritet të ndërtohet në afërsi të Xhamisë së fshatit.

Kryetari Haliti ka shtuar se vitiasit në mërgim gjithmonë ju kanë ndal në ndihmë bashkëvendësve të tyre dhe për këtë ai theksoi se ju janë mirënjohës. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...