Shpërndahet inventar për shkollat e Vushtrrisë me vlerë mbi 35 mijë euro

VushtrriPostuar: 11:02 / 01.11.2017

Drejtoria për Arsim në Komunën e Vushtrrisë ka filluar shpërndarjen e kontigjentit të parë të inventarit të ri për tri shkolla në këtë komunë.

Me banka, karrige, tabela dhe inventar tjetër të domosdoshëm në vlerë prej 35.465 euro do të pajisen shkollat në Druar, Pantinë dhe Maxhunaj.

Drejtori i Drejtorisë për Arsim, Agim Miftari, me këtë rast ka thënë se ky kontigjent është siguruar me mjete nga buxheti i Komunës, kurse inventari do të shpërndahet nëpër shkolla që për momentin kanë nevojë për përmirësimin e kushteve për një mbarëvajtyje më të mirë të procesit edukativo – arsimor. /InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.