Shtabi Emergjent i Klinës diskuton për masat pas lehtësimit të lëvizjes nga Covid-19

KlinëPostuar: 16:31 / 15.05.2020

Nën drejtimin e kryetarit të komunës, Zenun Elezaj, shtabi emergjent sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është diskutuar për masat që duhet të ndërmerren nga institucionet lokale, në rast se Qeveria e Kosovës vendosë të lehtësojë masat.

Kryetari Elezaj ka falënderuar anëtarët e shtabit për angazhimin e treguar në menaxhimin e situatës së krijuar për përhapjes së pandemisë COVID-19.

Ai ka kërkuar që të bëhet inspektimi i zbatimit të vendimeve të Qeverisë për respektimin e distancës dhe masave të tjera mbrojtëse në markete dhe biznese tjera.

Kryetari i komunës, Zenun Elezaj, apelon qytetarët që megjithëse janë lehtësuar masat pas menaxhimit të mirë të situatës, duhet të mbajmë nivelin e kujdesit, pasi rreziku i përhapjes së pandemisë është ende prezent. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.