Kryetari Aliu ndan mirënjohje për kontribuesit e performancës komunale

ShtimePostuar: 17:01 / 12.02.2024

Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka pritur sot Komisionin për Zbatimin e Sistemit të Performancës Komunale, ku kjo komunë bënë pjesë në mesin e 11 komunave të vlerësuara që kanë përmbushur katër kushtet minimale dhe janë kualifikuar për grant të performancës komunale.

Me këtë rast, kryetari Aliu, falënderoi të gjithë për kontributin e dhënë. “Puna juaj do të çmohet në performancën e secilit zyrtar që ka kontribuar për arritjen e suksesit të komunës sonë, për fitimin e grantit të performancës komunale afro 400 mijë euro”, tha Aliu.

Për të gjithë ekipin kontribues, kryetari Aliu, i ka dhënë një mirënjohje, koordinatorit të SMPK-së, Besnik Shalës.

Ditë më parë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka nënshkruar Grantin e performancës komunale ku komuna e Shtimes ishte përfituese.