Shtohet numri i rasteve të dhunës në familje në Komunën e Rahovecit

RahovecPostuar: 14:22 / 30.01.2019

Gjendja e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Rahovecit gjatë vitit të shkuar ka qenë e qetë dhe stabile është thënë të martën në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Por sipas të dhënave të paraqitura nga zyrtarët policorë del se në vitin e kaluar ka pasur rritje të numrit të rasteve të dhunës në familje krahasuar me vitin paraprak, ndaj më 2018 janë evidentuar 39 raste të tilla.

Sipas njoftimit të Zyrës komunale për Informim, të martën, është mbajtur mbledhja e parë e KKSB-së në vitin 2019, në kryesimin e kryetarit Smajl Latifi, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë njoftim shkruan se komandanti i Stacionit Policor në Rahovec, kapiteni Osman Ismajli, ka raportuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vitin 2018.

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...