Shijoni bukuritë natyrore të Kosovës - ju lënë pa frymë [foto]

Postuar: 21:06 / 01.06.2016

Edhe pse me një sipërfaqe të vogël, Kosova karakterizohet me bukuri të rralla natyrore.

Kosova njihet si shtet me bukuri të rralla natyrore të cilat ende nuk kanë arritur të shkatërrohen nga dora e njeriut.

Malet dhe fushat e larta të mbuluara me borë që ngjiten me luginat poshtë tyre të freskëta e me gjelbërim, japin ndjenjën e qetësisë dhe të relaksit.



Duke filluar nga Bjeshkët e Nemuna, Malet e Sharrit, Mirusha, Drini i Bardhë, Shpella e Gadimes, Shala e Bajgorës, Bjeshkët e Hasit e shumë rajone të tjera i japin pamje të papërshkrueshme shtetit të Kosovës.

Nepërmjet fotografive jemi munduar të paraqesim disa nga bukuritë e shumta natyrore që i ka vendi ynë e që të qetësojnë syrin dhe shpirtin./lajmi.net/InfoKomuna/