Sinani viziton Vllasin, i dëshiron shërim të shpejtë

KamenicëPostuar: 16:19 / 14.03.2017

Kreu i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, ka vizituar avokatin, Azem Vllasi, i plagosur ditë më parë.

Me këtë rast ai ka thënë se në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Komunës së Kamenicës Azem Vllasit i dëshirojnë shërim sa më të shpejtë, me dëshirën që të jetë në mesin e familjes dhe shoqërisë.
“Si kryetar, shprehë indinjatën time të thellë për aktin e papranueshëm dhe që bie ndeshë me jetën plurale e demokratike. Në cilësinë e ish të burgosurit politik, veprimet të tilla i cilësoj si akte të njerëzve që ecin pa orë, që thjeshtë u kanë humbë datat e historisë tonë të bujshme. Azem Vllasit i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë, shëndet e dëshirojmë që të jetë prapë në mesin e qytetarëve të Komunës së Kamenicës”, ka thënë Sinani.
/InfoKomuna/