Rritet në 200 euro mbështetja financiare për të gjithë të porsalindurit e komunës së Skenderajt

SkënderajPostuar: 19:29 / 31.01.2024

Komuna e Skenderajt, ka marrë një vendim të ri për të gjithë të porsalindurit e kësaj komune, ku nga 100 euro sa ka qenë kanë rritur në 200 euro mbështetjen financiare për çdo fëmijë të porsalindur.

“Nga 100 në 200 euro rritet mbështetja financiare për të gjithë të porsalindurit në komunën tonë.
Familja është e shenjtë!” – thuhet në njoftimin e kësaj komune.