Stacioni i Autobusëve në Gjilan trasferohet në ndërmarrje publike lokale
Stacioni i Autobusëve në Komunën e Gjilanit transferohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) në Ndërmarrje Publike Lokale.
Kjo është bërë pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për transfesrimin e NSH “Kosovatrans” në Ndërmarrje Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” ndërmjet kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj.
Sipas njoftimit, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit, janë bartur të gjitha çështjet që lidhen me asetet Ndërmarrjes.
"Nuk ka qenë proces i lehtë dhe jemi shumë të kënaqur me këtë arritje. Faleminderit për bashkëpunimin dhe përkushtimin për ta zgjidhur çështjen, drejtorit ekzekutiv të AKP’së, Valon Tolaj!", thuhet në publikimin e Komunës së Gjilanit. /InfoKomuna/
