Studentët e “Haxhi Zekës” ankohen te kryeministri për mos përfshirjen në marrjen e bursave

IstogPostuar: 11:07 / 14.03.2018

Mungesa e bursave për studentët dhe buxheti i vogël i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ishin temat e diskutimit që kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pati me një grup studentësh të këtij universiteti, të kryesuar nga Kaltrina Arifaj, kryetare e Parlamentit Studentor në këtë universitet, raporton InfoKomuna.

Pasi falënderuan Kryeministrin për pritjen, studentët nga Peja shprehën shqetësimet e tyre për mos përfshirjen në marrjen e bursave dhe për buxhetin e vogël operues, për të cilat thanë se po ndikojnë ndjeshëm në motivimin e studentëve dhe në pengimin e angazhimit të kuadrove profesionale.

Haradinaj tha se Qeveria e ka obligim që të krijojë kushte sa më të mira për të gjithë studentët dhe ligjëruesit, në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete në fushën e arsimit, duke premtuar që do të angazhohet që kërkesat e tyre të adresohen, meqë studentët e këtij universiteti janë të vetmit që janë përjashtuar nga sistemi i bursave dhe që po përballen edhe me buxhet të vogël operues.

“Ju keni adresuar me dhjetëra herë problemet tuaja te ne dhe tani është koha që institucionet të angazhohen për ta zgjidhur çështjen e bursave, me të cilën po ballafaqoheni vetëm ju, nga gjithë studentët e vendit”, tha kryeministri Haradinaj. 

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...