Suharekë, kërkohet ndërtimi i shtëpive për 14 familje të komunitetit RAE

SuharekëPostuar: 13:06 / 22.01.2018

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur sot në zyrën e tij zv.ministrin e Punës dhe Mirëqenjës Sociale, Besart Jasharin, deputetin e Parlamentit të Kosovësë, Danush Ademin dhe përfaqësues të Komunitetit RAE.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen e këtij Komuniteti si dhe u fol për kërkesën e ndërtimit të shtëpive për 14 familje të komunitetit RAE.

Deputeti Danush Ademi, ka thënë se mjetet për ndërtim janë të siguruara, ndërsa nga Komuna e Suharekës kërkohet të caktoj një lokacion ( pllac ndërtimi) si dhe të rregullojë infrastrukturën.

Kryetari Muharremaj është shprehur i gatshëm të bëjë çdo gjë që ka në kompetenca të veta, mirëpo për caktimin e lokacionit duhet të vendos Asambleja Komunale.

Kështu që së shpejti kërkesa e komunitetit RAE do të del para Asamblesë dhe nëse kjo kërkesë kalon, atëherë do të ndërtohen 7 shtëpi në qytet dhe 7 të tjera nëpër fshatra ku ka më së shumti kërkesa. /InfoKomuna/