Suharekë, përurohet poligoni sportiv në ShFMU 'Ismet Jashari-Kumanova'

SuharekëPostuar: 18:26 / 15.05.2017

Me aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive, nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU “Ismet Jashari-Kumanova” në fshatin Javor të Suharekës, sot e kanë festuar ditën e shkollës së tyre.

Ata sot kanë bërë edhe perurimin e poligonit sportiv në oborrin e shkollës, terren ky mjaft modern për zhvillimin e aktiviteteve sportive. Në programin e shkollës që u shfaq, kryetari i Komunës së Suharekës z.Sali Asllanaj, ka “Urime ditën e shkollës me dëshirat më të mira që kjo shkollë të funksionojë si është më së miri, me dëshirat që niveli, cilësia e arsimit të jëtë në ngritje e sipër çdo herë, me rezultatet e mira që ka kjo shkollë dhe më gëzon fakti se sot krahas ditës së shkollës do ti gëzojmë të rinjtë edhe me një poligon sportiv që është ndërtuar”.

Pas fjalës së kryetarit Asllanaj dhe drejtorit të Shkollës Shemsi Kodraliu, u shfaq program kulturo-argëtues nga nxënësit e shkollës.

Pjesa e dytë e fëstës vazhdoi me përurimin e poligonit sportiv në oborrin e Shkollës, i cili u ndertua me mjete të Qëvërisë së Kosovës, përkatsisht Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

/InfoKomuna/