Të gjitha shkollat e Komunës së Fushë Kosovës të pajisura me laptop, projektor modern dhe me internet funksional

Fushë KosovëPostuar: 14:06 / 26.01.2024

Nga Komuna e Fushë Kosovës, bëjnë të ditur se ndër prioritetet e kësaj komune është edhe arsimi dhe ngritja e cilësisë dhe kapaciteteve për mësim, ku përveç objekteve moderne për arsimim cilësorë të gjeneratave të reja nevojitet edhe krijimi i infrastrukturës tjetër përcjellëse.

Në këtë njoftim ndër të tjera thuhet se:

“Këtë vit që po e lëmë pas dhe dy-tre vitet e ardhshme si Komunë prioritet do të kemi investimet në modernizimin e shkollave gjegjësisht ngritjen e kapaciteteve për mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Gjatë këtij viti në të gjitha shkollat e Fushë-Kosovës u bë digjitalizimi i tyre duke u pajisur secila shkollë qoftë fillore apo e mesme me llaptop dhe projektor modern dhe njëkohësisht edhe me internet funksional.
Investimet në shkolla dhe fëmijë janë investimet më të mira dhe të lira për të nesërmen e ndritur.
Në hap me kohën, shkolla në shërbim të së ardhmes, për arsim cilësorë, për fëmijë të shëndoshë, të dijshëm dhe të edukuar.
E nesërmja shkruhet sot.”
 

PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...
IstogKomente: 0 Themelohet Asambleja Komunale e Fëmijëve në Istog 16:18 / 13.05.2024 Sot, Komuna e Istogut ka themeluar Asamblenë Komunale të Fëmijëve prej 27 anëtarëve, kjo me iniciativën e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete - Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe në mbështetje nga...