Të rinjtë e Suharekës ngjyrosin muralin për Ditën e Evropës

SuharekëPostuar: 13:23 / 07.05.2018

Kuvendi i të Rinjve nga Komuna e Suharekës, në kuadër të aktivitetit për shënimin e 9 Majit – Ditës së Evropës, po ngjyrosin muralin afër xhamisë së qytetit.

Këtë aktivitet të këtyre të rinjve e ka vizituar kryetari i Komunës Bali Muharremaj, i cili ka bashkëbiseduar me ta dhe i ka falënderuar për aktivitetin që po bëjnë.

Aktivitetin e anëtarëve të Kuvendit të të rinjve e ka ndihmuar edhe Shoqata e Artistëve të Suharekës me anëtarët e saj që kanë qenë pjesë e punimeve. /InfoKomuna/