Termokos gati për fillimin e sezonit të ngrohjes

PrishtinëPostuar: 10:06 / 09.10.2018

Janë mbushur katër vjet prej se ka nisur projekti i koogjenerimit, që lidh Termokos-in me termocentralet "Kosova B", prej nga merret avulli i ngrohtë për ngrohjen e banesave të qytetarëve të Prishtinës.

Edhe pse në fillim ishte thënë se do të shqyrtohet mundësia e uljes së çmimit të ngrohjes, deri tani nuk ka asgjë në këtë drejtim.Zyrtarë të Termokosit thonë se çdo gjë është gati për fillimin e sezonit të ngrohjes, ndërsa, sipas tyre, çmimet nuk janë në kompetencë të tyre por e ZRRE-së.

Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka, tha se Termokosi i dërgon të gjitha raportet në baza mujore dhe vjetore në Zyrën e Rregullatorit për Energji, kurse ata vendosin se a do të ketë ulje apo ngritje të çmimeve për këtë sezon dimëror.

Përcaktimin e tarifave e bën Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) e cila e ka obligim ligjor të merret me shqyrtimin e tarifave të energjisë ngrohëse, ata i kërkojnë raportet në baza të rregullta mujore, ne ua dërgojmë të gjitha raportet atyre për të gjitha shpenzimet e energjisë termike, dhe në bazë të tyre ata i kalkulojnë përcaktimin e tarifave.

Ndërsa Astrit Saraqini, udhëheqës i departamentit për energji termike dhe gaz në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), thotë se do t’i shqyrtojmë tarifat, dhe do të vendosim për çmime.

Sivjet jemi duke i shqyrtuar përsëri tarifat e ngrohjes qendrore, është një metodologji më formula matematikore dhe qysh del qashtu i përcaktojmë, por duhet t’i mbulojmë të gjitha kostot që kompania i bën për ta mbuluar shërbimin e ngrohjes qendrore.

Projekti i koogjenerimit ka ndikuar në uljen e shpenzimit të energjisë elektrike për 30% në Republikën e Kosovës, pasi që një pjesë bukur e madhe e banorëve të kryeqytetit ngrohen përmes projektit të koogjenerimit.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...