Trafostacioni i “Trepçës” në Mitrovicë merr flakë

MitrovicëPostuar: 13:19 / 22.01.2019

Trafostacioni i ndërmarrjes “Trepça” në Mitrovicë është përfshirë nga zjarri.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, Xhevdet Tahiri.

Ai ka thënë se nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nuk ka punëtor të lënduar.