Tre muaj kohë Komisionit për finalizimin e riemërtimit të rrugëve në Ferizaj

FerizajPostuar: 11:23 / 05.04.2019

Komuna e Ferizajt ka formuar një komision të ri të përbërë prej 7 anëtarëve nga të gjitha subjektet politike, me qëllim të identifikimit të defekteve nëpër emërtime të rrugëve derisa në dhjetëra fshatra banorët si shenjë pakënaqësie i kanë hequr tabelat e rrugëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky komision ka marrë detyra të reja edhe nga Kuvendi Komunal në mënyrë që puna e tyre të përfundojë për 3 muaj. Emërtimet si: “Rruga e varrezave”, “Loti i fundit”, pastaj edhe emërtimet me emra të fëmijëve dhe me emra të papëlqyer nga banorët do të zëvendësohen me emra të rinj.

Telashe më të mëdha janë paraqitur në fshatin Tërn, Koshare, Lloshkobarë, Slivovë, Varosh dhe në disa lagje të qytetit, andaj banorët po vazhdojnë t’i kundërshtojnë emërtimet e rrugëve të cilat janë vendosur gjatë vitit 2015 me vendim të Komunës.

Për ndryshimin e emërtimit të rrugëve në Komunën e Ferizajt janë deponuar disa peticione dhe mbi 500 ankesa nga vetë qytetarët.

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.