U organizua takim informues me biznese për projekin socio - ekonomik

LipjanPostuar: 15:52 / 19.07.2017

Në komunën e Lipjanit sot është organizuar takim informues me qytetarët dhe bizneset lipjanase për promovimin e projektit “Stabiliteti Socio – Ekonomik i komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë në Kosovë”, projekt i cili do të implementohet pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes Komunës së Lipjanit, Preda Plus dhe ASB, njofton InfoKomuna.

Në këtë rast, Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, Latif Ramadani tha se Komuna i mirëpret projektet e tilla dhe çdo herë është e gatshme të përkrah realizimin e projekteve që janë në përkrahje të bizneseve, me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës.

Ky projekt është i financuar nga “Engagement Global”, në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe është duke u implementuar nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosovë në partneritet me ASB.

Përgjatë periudhës tre vjeçare, projekti do të angazhohet në: Fuqizimin e kapaciteteve për mikro biznese dhe ndërmarrje të vogla, fuqizimin e kapaciteteve të fermerëve, fuqizimin e kapaciteteve të organizatave për mbështetje të ndërmarrësisë, fuqizimin e kapaciteteve të shoqatave bujqësore, mbështetje në krijimin e vendeve të reja të punës në kompanitë ekzistuese dhe mbështetjen e inivciaativave të vogla për zhvillim në komunitetet, në bashkëpunim me komunën.

Projekti do të implementohet në 11 komuna të Kosovës, në mesin e tyre është edhe Komuna e Lipjanit.
/InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.