U zhvillua trajnimi për grupin e Auditimit Social në Graçanicë

GraçanicëPostuar: 16:39 / 26.10.2023

Qytetarë të profesioneve të ndryshme në Komunën e Graçanicës shprehën interesim dhe vëmendje gjatë trajnimit për Auditimin Social në nivel lokal.

Duke e vlerësuar si qasje inovative, u koordinuan për hapat e mëtejmë në monitorim të projekteve kapitale. Auditimi social ua mundëson organizatave lokale të shoqërisë civile, qytetarëve dhe akterëve tjerë që të rrisin rolin e tyre pjesëmarrës dhe të ndikojnë në procesin e vendimmarrjes në nivel komunal.

Projekti për Auditimin Social, që po zhvillohet nga Instituti KLGI, mbështetet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL). /InfoKomuna/