Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë nis mësimin në objektin e ri

MitrovicëPostuar: 10:56 / 13.11.2018

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë studentët kanë filluar mësimin në objektin e ri. Me këtë rast rektori, Alush Musaj, ka uruar studentët, mësimdhënësit dhe punëtorët e administratës, duke e vlerësuar këtë si një lajm të madh për të gjithë.

Ai tha se kjo është një ditë e madhe jo vetëm për studentët dhe mësimdhënësit, por edhe për Mitrovicën dhe arsimin e lartë në Kosovë.

“Është një kampus madhështor, të cilin do ta gëzojnë studentët dhe mësimdhënësit tanë”, ka thënë Musaj.

Ai falënderoi Parlamentin Studentor për angazhimin e tyre sa i përket transportit të inventarit nga objektet që janë shfrytëzuar deri me tash.

“Studentët janë organizuar dhe kanë bërë një punë shumë të madhe në mënyrë që sa më parë të krijohen mundësi për sistemim në objektin e ri”, tha Musaj, duke kërkuar gjithashtu mirëkuptim për problemet që mund të dalin si pasojë e procedurave të zhvendosjes.

Rektori Musaj ka falënderuar edhe drejtuesit e ndërmarrjes “Trepça”, për mundësitë e ofruara gjatë këtyre viteve për funksionimin e Universitetit “Isa Boletini”.

Ai paralajmëroi edhe organizimin e një ceremonie madhështore për përurimin e kampusit të ri universitar.

Në kuadër të kampusit universitar që shtrihet në një hapësirë prej 17 hektarësh, janë ndërtuar objekte prej 30 mijë metrash katrorë që ofrojnë kushte komode për punë. Në kuadër të këtij projekti që realizohet nga Ministria e Administratës Publike, planifikohet që të ndërtohet edhe mensa, konvikti dhe hapësira rekreativo-sportive.

KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.
VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.