Ura në fshatin Runjevë të Kaçanikut së shpejti e gatshme për qarkullim

KaçanikPostuar: 16:04 / 24.09.2018

Fshati Runjevë së shpejti do ta ketë urën e re. Kjo u bë e mundur falë projektit të Komunës së Kaçanikut për ndërtimin e urës në fshatin Runjevë, i cili do të kushtoj afër 60 mijë euro.

Kryetari Besim Ilazi përcolli nga afër punimet, ndërsa vlerësoi implementimin e këtij projekti, duke shtuar se banorët e kësaj ane së shpejti do ta kenë të lehtësuar qarkullimin, të cilët më parë shfrytëzonin urën e vjetër të ndërtuar para 30 viteve, por që ishte shkatërruar shumë nga vërshimet e fundit.

Punimet tashmë janë në përfundim e sipër, ndërsa së shpejti pritet të bëhet asfaltimi i urës. Edhe banorët e kësaj ane u shprehën të kënaqur me këtë projekt, përmes të cilit nuk do të kenë më vështirësi kalimi në pjesën tjetër të fshatit.

/InfoKomuna/