USAID-i financon ndërtimin e qendrës së zjarrfikësve

KllokotPostuar: 18:14 / 13.06.2016

Komuna e Kllokotit, duke mos pasur njësi zjarrfikësish, që nga themelimi ajo është varur nga shërbimet e Qendrës së zjarrfikësve të Komunës së Vitisë.

Ndaj për ndërtimin e Qendrës së zjarrfikësve në Komunën e Kllokotit është ndarë një pronë komunale prej 60 arësh dhe se projekti do të financohet nga USAID-i dhe Zyra e Komuniteteve në kuadër të Zyrës së kryeministrit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hidajet Ahmeti, drejtor i administratës në këtë komunë deklaron se projekti do të kushtojë rreth 150 mijë euro dhe se ndërtimi i qendrës së zjarrfikësve pritet brenda një viti. Ai deklaron se ata kanë pasur nevojë që të kenë një njësi të tillë, ngase më herët shërbimet janë kërkuar nga komunat fqinje.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...