USAID-i i gatshëm të vazhdojë mbështetjen për bujqësinë në Podujevë

PodujevëPostuar: 17:04 / 11.01.2018

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, priti në një takim Mark Wood, drejtor i Programit të USAID-it/Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale, me të cilin bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe investimeve në bujqësi.

Në takim, sipas njoftimit për media nga Komuna e Podujevës, bëhet me dije se është biseduar për rezultatet e bashkëpunimit të deritashëm dhe shqyrtuan mundësitë për investime të reja në sektorin e bujqësisë.

Kryetari Veliu vlerësoi lart bashkëpunimin e deritashëm me USAID-in dhe mirëprit gatishmërinë e Woodit që të vazhdojnë me projekte të reja.

“Me përkrahjen e USAID-it do të vazhdojmë subvencionimin e fermerëve në kultivimin e pemtarisë së imtë dhe të dredhëzës. Gjithashtu, do të angazhohemi në krijimin e kushteve për ngritjen e kapaciteteve përpunuese të mjedrës, me qëllim të ofrimit të mundësive që fermerët tanë ta plasojnë me çmim sa me të volitshëm këtë produkt”, tha kryetari Veliu.

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.